SHPËRNDAJE

Edhe një fitore e madhe e Ballkanit.

Skuadra e Ismet Munishit pushtoj edhe stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj pasi e mposhti Drenicën me rezultat 1-2, shkruan Korneri.net

GJithçka u mbyll që në pjesën e parë kur mysafirët realizuan golat e ndeshjes. Ermal Krasniqi e hapi serinë e golave, ndërsa Mirlind Daku e shënoi golin e dytë dhe të 19-tin, në këtë edicion. Shtyllën e qëlloi për Ballkanin edhe Mevlaz Zeka, por pa sukses. Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Azem Bejta, por krejt në fund të duelit, kështu që nuk kishte kohë për më shumë.

Me këtë fitore Ballkani shkoi në kuotën e 32 pikëve, 5 më shumë se Drita e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Korneri.net