Ballkani ka shënuar fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit të Kosovës. Kampioni i Kosovës në dy edicionet e fundit, të mërkurën mposhti në udhëtim Fushë Kosovën 2:0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, dhe i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. Çështjen e fituesit, të udhëhequrit e trajnerit Ilir Daja, e mbyllën në pjesën e parë me dy golat e shënuar.

Bleart Tolaj në minutën e 27-të dhe kapiteni Edvin Kuç në minutën e 42-të, i shënuan golat e fitores.

Ballkani ka pesë fitore e një barazim në këtë edicion në gjashtë ndeshje dhe ka 16 pikë. Ndërkohë, Fushë Kosova është në pozitën e fundit me një pikë. Në xhiron e tetë, Fushë Kosova e pret Prishtinën, teksa Ballkani luan në shtëpi kundër Llapit.

/Koha.net

Artikulli paraprakLlapi fiton me përmbysje duelin dramatik ndaj Malishevës
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Inter-Sassuolo