Probleme të mëdha për skuadrën e Trepçës’89.

Mitrovicasit humbën nga Ballkani me rezultat 4-2, dhe në këtë mënyrë ata tashmë janë të parafundit në tabelë, dhe duhet ta mposhtin në xhiron e fundit Drenicën, dhe të luten që Drita ta ndal Arbërinë, përndryshe Trepça’89 do të luaj në Ligën e Parë, shkruan Korneri.net

Ermal Krasniqi dhe Arbër Hoxha shënuan të parët për Ballkanin, ndërsa Arbnor Muja e ktehu në lojë skuadrën mysafire. Sërish ishin vendasit që shënuan dy golat e radhës me Arbër Hoxhës dhe Mirlind Dakut, derisa mitrovicasit u zgjuan vonë nga gjumi duke shënuar edhe dy gola tjerë Adenis Shalën dhe Nikson Memaj. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here