Një fitore rutinore e Ballkanit në Klinë.
Kampioni vjeshtor mposhti Dukagjinin me rezultat 1-5, në duelin që u takoi mysafirëve nga fillimi e deri në fund, përcjell Korneri.net
Me supergolin e Blend Baftiut nga gjuajtja e lirë nisi seria e golave, dhe çuditërisht kështu u mbyll pjesa e parë, me të dytën që nisi menjëherë me golin e top-lojtarit Baftiu.
Endrit Krasniqi realizoi golin e tretë, për ta përmbyll ndeshjen me hat-trick Blend Baftiu që kompletoi “pokerin”, mirëpo me kaq nuk u ndal Ballkani pasi shënoi edhe një gol tjetër përmes Artur Maganit.
Golin e nderit për Dukagjinin e shënoi Granit Elezaj, që mbeti vetëm për statistika. Ballkani me këtë fitore po e mban hapin me kryesuesit. /Korneri.net