Gareth Bale e ka vazhduar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2021, shkruan e përditshmja “Marca”. Uellsiani kështu dëshmon edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me klubin mbretëror, sepse për të dhe për të gjithë është kulmi i karrierës të luash te Real Madridi.

Ai vazhdon të jetë lojtari i dytë më i paguar te “los blancos”me 10 milionë euro në vit, pas Cristiano Ronaldos, i cili poashtu pritet të vazhdoi kontratën zyrtarisht në mes të muajit shtator.

 

 

Artikulli paraprakPse vesh gjithmonë fanellë me mëngë te gjata? Përgjigja e Griezmann do të ju befasojë!!
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Kosova luajti baraz me Petrolina AEK