Definitivisht Gareth Bale është i tepërt në zhveshtoren e Real Madridit.

Uellsiani apsolutisht nuk i duhet më këtij Reali pasi edhe në mungesë të të madhir Cristiano Ronaldo, po e mban në shpinë klubin e tij talent ii jashtëzakonshëm, Marco Asensio, shkruan Korneri.net.

Të gjithë ata që e njohin vetëm pak futbollin e dinë shumë mirë dhe e kanë kuptuar se Bale nuk ka më vend në përbërjen e mbretërve dhe është momenti i fundit dhe më i mirë që të shitet për një shumë të madhe parash pasi një klub si Man.United mezi pret ta blejë.

Bale nuk ka qenë kurrë dhe vetëm në momente të caktuara i rëndësishëm te Reali, dhe prej se luan aty, mbahet mend vetëm për një depërtim të shpejtë në El Clasico, kur kaloi mbrojtësin Bartra duke dal jashtë vijës anësore kthehet në fushë dhe në fund shënon gol.
Në rast se Man.United ofron ashtu siç po flitet 100 milionë euro, Reali duhet t’i shtrojë drekë komplet zyrtarëve të United, dhe të bëjë festë të madhe për dikë që është tepricë në klub. /Korneri.net

Artikulli paraprakHowedes një hap larg Juventusit
Artikulli tjetërSUPER-VIKENDI I STREETBALL KOSOVA DHE FIBA 3X3