Gareth Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit. Sulmuesi uellsian, për të cilin ky nuk ishte sezoni më i mirë që nga momenti i transferimit të tij te “Los Blancos”, e ka pohuar këtë në një intervistë të dhënë për rrjetin BBC, duke shuar zërat e merkatos që e shihnin atë drejt Premier League.

“Po fitojmë tituj dhe unë jam shumë i kënaqur, – tha Bale. – Kam rinovuar kontratën me Realin e Madridit. Familja ime ndihet shumë mirë këtu, po kështu edhe unë. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë mënyrë. Erdha këtu për të triumfuar. Tre tituj Championsi në 4 sezone nuk është aspak keq dhe mendoj se mund të bëjmë edhe më mirë”.

Vlen të theksohet se Gareth Bale, në muajin tetor firmosi zgjatjen e kontratës me Realin e Madridit deri në vitin 2022.

/ Top Channel

Artikulli paraprakTrepça ’89 ktehu Kurtishajn, përforcimet sa vinë e shtohen
Artikulli tjetërMilan s’ka të ndalur, brenda 24 orëve zyrtarizon edhe përforcimin e radhës