Figura kryesore e 15 minutave të fundit të ndeshjes së sotme Shqipëri – Maqedoni, Bekim Balaj, u shpreh i lumtur për golin e shënuar, duke shprehur poashtu lumturinë se goli u shënua në Shkodër, ku mori edhe hapat e parë të lojës së futbollit.

“Jam i lumtur që shënova dhe fituam. Golin u’a dedikoj të gjithë shqiptarëve dhe jam shumë i lumtur që shënova këtë gol kaq të rëndësishëm pikërisht në Shkodër, ku mora edhe hapat e parë të lojës së futbollit”, tha Balaj në mikrofonin e Supersport.

Artikulli paraprakShqipëria e madhe, shënon golin e tre pikëve…
Artikulli tjetërAgolli: Shumë ngarkes, por arritëm objektivin