Gjithçka është dakorduar.

E famshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka shkruar në numrin e sotëm se Milan dhe mesfushori francez  Tiémoué Bakayoko janë dakorduar me pagën vjetore dhe kushtet tjera që lojtari në pronësi të Chelsea, do të vishet edhe njëherë kuq e zi, përcjell Korneri.net

Marrëveshja u arrit në baszën prej 3 milionë euro në vit plus bonuse, një pagë dukshëm më e ulët se atë që e merr te Chelsea, por klubi londinez më sakt trajneri Lampard çuditërisht nuk llogaritë në shërbimet e tij. Bakayko për disa muaj huazimi te Milan edicionin e kaluar, ka dëshmuar sa vlen dhe sa mund ta jetë kontributi i tij në mesfushë, duke qenë ndër më të mirët, kurse dashura për kampionatin italian dhe gjigantin Milan, e ka bërë shumë më të lehtë marrëveshjen, andaj tash pritet që vetëm klubet të merren vesh për transferimin final. /Korneri.net

Artikulli paraprakHidhet shorti për kampionatin gjerman, Bayerni nis mbrojtjen e titullit në shtëpi
Artikulli tjetërL’Equipe ngrit në qiell skuadrën franceze Lyon që bëhet e para e cila e eliminon…