Penalltia e dhënë në minutën e 95’ në favor të Juventusit ka vendosur ndeshjen në Juventus Stadium nuk mund të mos shoqërohej vecse nga një klimë e tensionuar Milano-Torinon. Dalja na fusha e arbitrit Massa, i rrethuar nga lojtarët e Milanit është pak të thuash një aventurë.

Mes më të acaruarve është shfaqur Carlos Bacca, i cili po të mos ishte ndalur nga trajneri Montella me shumë gjasë do të ishte përplasur fizikisht me arbitrin. Cfarë do të ndodhë me kolumbianin do të shikohet pasi të lexohet raporti i arbitrit.

Është e qartë ama se skualifikimi është tek dera. I ndryshëm është rasti i Donnarummas që ka përsëritur disa herë shprehjen “Gjithmonë ata, u ndodh gjithmonë atyre”, por nuk e ka ekzagjeruar me protesta. Përkundrazi, portiere kuqezi i ka dhënjë një vakt të mirë kamerave dhe lajmeve të merkatos. Kjo sepse Giggio është drejtuar për tej sektori ku ndodheshin tifozët kuqezinj për tu dhuruar atyre bluzën, por më përpara e ka puthur disa herë stemën kuqezi. Si për të thënë: Nuk largohem, ose të paktën nuk do të shkoj tek Juventus.

Artikulli paraprakConte e fton Candrevan te Chelsea
Artikulli tjetër, Bacca tentoi të sulmojë gjyqtarin në fund (VIDEO)