Edhe për mesfushorin Azem Ahmeti, ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të jetë special në karrierën e tij dhe më e veçantë se të tjerat, pasi derbi nuk luhet, por fitohet.

Kështu mendon edhe Ahmeti i cili e favorizon Gjilanin, kurse nëse shënon gol, atë do t’ia dedikojë tifozëve të vet Skifterave.

Sa jeni përgatitur fizikisht dhe psiqikisht për këtë derbi, ngase kjo ndeshje është më speciale se të tjerat?

Po, jemi në një përgaditje shumë të mirë fizike si ekip, për të cilën kemi punuar shumë gjatë fazës përgaditore gjë që është vërejtur  edhe në ndeshjet që kemi lujatur deri më tani, pasi  kemi vrapuar  mjaftë shumë gjatë çdo ndeshje dhe më shumë së kunëdrshtarët.

Ne aspektin psiqik kemi komoditetin  dhe jemi të relaksuar  para derbit ku mezi presim ta zhvillojmë lojën kundër rivalëve lokal të qytetit të Gjilanit.

A mendoni se ky derbi do t’iu takojë juve, dhe sa përqind je i sigurtë në të?

Mendoj dhe shpresoj që fitorja do të jetë e jona, besoj në një përqindje shumë të lartë se në fund takimit, ne do të jemi fituesit.

Drita është zotuar se do të shënoj fitore pavarësisht rrethanave dhe renditjes tabelare?

Normalisht se fjalëve të dhëna duhet mbeshten parakushtet, gjë për të cilën ne jemi më favorit në dallim me kundërshtarin.

Nëse fitoni apo shënoni gol, kujt do t’iu dedikosh?

Nëse shenoj,  golin do t’ia dedikojë tifozëve tanë të mrekullueshëm “Skifterave”.

Artikulli paraprakAfrim Jashari: “Do ta rishikojë pozicionin tim”
Artikulli tjetërDe Biasi fton edhe dy futbollistë nga Kosova në Kombëtare