Vazhdimi i garave elitare të futbollit pas koronavirusit nisi në Gjermani.

Janë luajtur tri  xhiro në Bundesligë, dhe dy konkluzionet më domethënëse bazuar në ndeshjet e luajtura deri më tani mund të përcaktojnë shumë futbollin në periudhën në vijim, shkruan Korneri.net

E para është se futbolli pa tifozë është një produkt, çmimi i të cilit po bie në mënyrë drastike dhe mbetet të shihet se si kjo do të ndikojë në të drejtat e TV, nëse një situatë e tillë vazhdon. E dyta është ajo që lidhet ngushtë me atë – pa tifozët, avantazhi i fushës vendase  duket se humbet shumë rëndësi.

Vendasit  dukshëm më të dobët tani se para koronavirusit

Edhe pse mostra e marr nga tri xhirot e para  të luajtura, apo 27 ndeshjet e luajtuara, është ende relativisht e vogël, kurse trendi është e dukshëm. Ekipet mysafire shumë më tepër po marrin pike tani në udhëtim se para koronavirusit apo më saktë në stadiumet pa tifozë. Që nga fillimi i Bundesligës (post-koronavirus), nikoqirët kanë fituar vetëm pesë nga 30 ndeshjet e luajtura. Duhet të theksohet se dy nga këto pesë fitore u arritën nga dy skuadrat më të mira në ligë (Bayern Munich dhe Borussia Dortmund) në situata kur ata ishin favoritë apsolut.

Në të njëjtën kohë, mysafirët  festuan 12 herë, ndërsa 10 ndeshje përfunduan me barazim. Mysafirët ishin më shumë se dy herë më të suksesshëm sesa vendasit  në këto tri xhiro, kurse në Evropë bastoret kanë nis t’i ulin koeficientin e klubeve mysafire.  Mesatarisht, shanset që skuadra vizitore të fitojë ka rënë për 0.3, ndërsa shanset për fitoren e ekipit vendas u rritën me 0.2 të vlerës së koeficientit.

Një platformë parashikoi në mënyrë të përkryer një skenar si ky

Siç kemi shkruar tashmë para vazhdimit të sezonit për shumë gjëra të tilla sesi do të duket futbolli, portali “The Conversation” parashikoi këtë trend. Ata morën për bazë një mostër prej 191 ndeshjeve nga ligat franceze dhe angleze, të cilat për disa arsye (kryesisht disiplinore) u luajtën pa shikuesë. Përkatësisht, kur futbolli luhet në rrethana normale dhe tifozët janë në stadiume, vendasi  fiton mesatarisht 46% të ndeshjeve, mysafirët festojnë në 26% të ndeshjeve, ndërsa ndeshja përfundon në barazim në 28% të ndeshjeve.

Megjithatë, në ndeshjet ku nuk kishte spektatorë, efekti i tifozëve vendas u humb plotësisht dhe pothuajse të tre rezultatet u bënë njësoj të mundshme. Konkretisht, nikoqiri fitoi në vetëm 36% të ndeshjeve (rënie 10%), mysafiri festoi në 34% të ndeshjeve (një rritje prej 12%), ndërsa barazimi ishte 30%.

Pyetja logjike është se çfarë fshihet  pas këtij fenomeni të zbuluar?

Është një situatë ku vështirë mund të japim një përgjigje të kësaj, por mos harroni edhe diçka shumë të arsyeshme dhe e vërjetur jashtëzakonisht shumë. Gjyqtarët? Ata kanë referuar më ndryshe në këto tri xhiro në Bundesliga pa praninë e shikuesve. Ata kanë referuar pa asnjë presion të vetëm, nuk e kanë përdorur sistemin VAR, dhe në disa ndeshje edhe kanë bërë gabime ndoshta edhe direct të involvuar në rezultat si rasti në derbin Dortmund-Bayern, ku nuk u dha penallti për vendasit. Edhe gjyqtarët në masë të madhe po kontriubuojnë në këto rezultate positive të skuadrave mysafire, kështu që tash në këto momente askush nuk mund të prognozojë se kush do të del në fund fitues, sepse skuadrat vendase kanë bilanc katastrofal. /Korneri.net

Artikulli paraprakTronditet klubi i njohur Europian, humbet vendin e parë në kampionat pasi theu rregullat e karantinës
Artikulli tjetërThiago Silva kthehet te Milan