Genoa dhe Verona kanë ndarë nga një pikë në një barazim spektakolar 3-3 ku i kishte të gjitha.

Veronezët kaluan të parët në avantazh me Giovani Simeonen, djalin e Diego Simones. Në pjesën e dytë, ishte sërish Verona që shënoi, kësaj radhe me Barak.

Në minutën e 77-të, Criscito ngushtoi diferencën duke realizuar saktë nga pika e 11-metërshit. Ishte sërish Criscito 3 minuta më vonë që shënoi dhe të dytin për xhenovezët, para se Destro të përmbystë gjithçka në minutën e 85-të.

Por nuk përfundoi këtu, Nikola Kaliniç ndëshkoi Genoan në minutat shtesë duke i dhënë një pikë Veronës e cila duket e rilindur nën drejtimin e Igor Tudor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here