Ditën e djeshme janë luajtur edhe ndeshjet “UEFA Youth League”, ose siç njihet ndryshe, Championsi i

të rinjve. Ndeshja, qe tërhoqi më shumë vëmendjen e shikuesve ishte ajo midis Dortmundit dhe Totenhemit.

Jo për shkakun  e rezultatit apo lojës së zhvilluar, por nga një autogol, qe është bërë popullor në rrjetet sociale. Në minutën e 29 një goditje drejt portës thuajse pa asnjë pretendim nga ana e futbollistit të Dortmundit, ka përfunduar në rrjetë falë portierit 18-vjeçar të Totenhemit, Austin.

Gjatë momentit të kontrollit të topit në ajër, portieri i ekipit anglez ka gabuar duke e dërguar vetë topin në portën e tij. Deri në atë minutë ekipi i Totenhem ishte duke kryesuar me rezultatin 2-0, por famtirësisht  për portierin, ekipi i tij ka arritur të fitojë në fundin e takimit.

Artikulli paraprakU mbajt tubim përkujtimor kushtuar Favzi Ramës e Faton Domit
Artikulli tjetërMaria Sharapova rrezikon 7 vite burg