Sot në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaj arriti ta nxjerrë një barazim të merituar në Mitrovicë në përballje me liderin Trepça ’89 edhe pse skuadra e drejtuar nga Ramadani ishte favorit apsolut në letër për ta fituar këtë ndeshje, shkruan “Korneri.net”.

Një koncentrim kaq të madh në mbrojtje që bëri Ferizaj në “Riza Lushta” është ecuri e taktikës së skuadrave “autsajdere” në futbollin botëror, madje moda e kësaj taktike viteve të fundit nga njohësit e futbollit është cilësuar si “autobus” i parkuar para portës, në mënyrë që të nxirret rezultat pozitivë me skuadrat favorite, ndërsa këtë sot e bëri trajneri Beqiri me skuadrën e tij.

Vëmendje: Fotografia e lajmit është e huazuar nga “Fansat e futbollit kosovar”.

Artikulli paraprakTelashe të mëdha te Real Madridi!
Artikulli tjetërLazio s’ka fuqi më shumë! Napoli dominon në “Olimpico”….