Plisat nuk arritën të përcjellin deri në fund skuadrën e tyre në ndeshjen gjysmëfinale të Play-off-it të kupës, edhe pse ishin për një çerek loje në “Minatori”, por që u përjashtuan nga policia nga palestra pasi hodhën gjësende të forta në drejtim të mitrovicasëve. Por, përjashtimi nga palestra nuk ishte gjithçka e keqe që i ndodhi tifozëve kryeqytetas pasi autobusët e tyre u demoluan nga mitrovicasit, teksa rrugëtimi i tyre për në shtëpi nuk ishte aspak i lehtë pasi u desht të përballojnë ftohtin e madh ngase dritaret e autobusëve ishin krejtësisht të thyer.

Përkundër kësaj “Plisat”, janë të vendosur të udhëtojnë sërish drejt Mitrovicës të diellën mbrëma kur Prishtina përballet me Pejën në ndeshjen finale.

Artikulli paraprakBuzëqesh PSG, Monaco stopohet nga Bastia
Artikulli tjetër4 polic lëndohen gjatë incidenteve në Mitrovicë [FOTO]