???????????????????????????????????????????????????????????????????????

Serena Williams kualifikohet pa shumë probleme në 1/8 e finales në të Australian Open. Tenistja amerikane mposhi  Nicole Gibbs  me rezultatuin 2-0 në sete 6-1, 6-3.

Williams e cila gjatë karrierës së saj ka fituar  22 tituj Grand Slam, e mbylli shumë shpejt  këtë përballje e cila nuk zgjati më shumë se 1 orë, kurse në rrethin e katërt do të takohet me çeken Barbora Strýcová.

Në mesin e 16 tenisteve më të mirave të Australian Open kaloi edhe Ekaterina Makarova që fitoi ndaj sllovakes Dominika Cibulková. Makarova e fitoi setin e parë 6-2, por më pas ajo shfaqi probleme fizike duke i dhënë mundësinë kundërshtares së saj të fitojë setin e dytë 7-6 pasi përmbysi disavantazhin 0-4. Makarova e mori veten në setin final të cilin e fitoi 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Artikulli paraprakHoxha nga Tirana flet për Shkodran Mustafin [VIDEO]
Artikulli tjetërMourinho: De Gea nuk ikën nga Man. United