Rafael Nadal është çerekfinalisti i fundit i Australian Open.

Në grand slam-in e parë të vitit që po zhvillohet aktualisht në Melbourne raundi i 1/8-ave u mbyll me suksesin e spanjollit ndaj Nick Kyrgios, 3-1 me sete me shifrat 6-3 3-6 7-6 7-6. Në çerekfinale Nadal do të ketë përballë austriakun Dominic Thiem. Ky i fundit mposhti lehtësisht 3-0 me sete francezin Gael Monflis me shifrat 6-2 6-4 6-4. Një biletë për në fazën e 8-të më të mirë e siguroi edhe zvicerani tjetër Stanislas Wawrinka.

Tenisti helvet mposhti pas një ndeshjeje shumë të luftuar 3-2 me sete talentin rus Daniil Medvedev. Wawrinka festoi pas një beteje që zgjati 3 orë e 30 minuta dhe tanimë do të masë forcat në çerekfinale me gjermanin Alexander Zverev, i cili nga ana e tij kaloi lehtësisht rusin tjetër Rublev në një sfidë të dominuar dhe të fituar pastër 3-0 me të njëjtin rezultat setesh 6-4.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here