Finalja e Australian Open e këtij viti do të jetë e tëra familjare. Do të jenë motrat Williams ato që do të luftojnë për trofeun e pare të madh pë vitin 2017, ndërsa do të jetë hera e parë pas vitit 2009 që takohen në këtë finale të madhe.

Në gjysmëfinale Serena Williams mposhti lehtë së Mirjana Lucic-Baron me rezultat 2:0 në sete 6-2,6-1 dhe atë për vetëm 50 minuta lojë.

Më të vështirë e pati duelin e saj Venus Williams, e cila fitoi ndaj amerikanes tjetër Coco Vandeëeghe me rezultatin 2-1. Venus e humbi setin e parë 6-7 me “tie break”, por dy setet vijuese ishin të vërtetat për amerikanen e famshme e cila i fitoi me lehtësi 6-2,6-3.

Për Venus Williams kjo është hera e dytë që arrin në finalen e Australian Open, pas asaj të vitit 2003, të cilën e humbi pikërisht kundër motrës së saj Serena.

Finalja e së shtunës do të jetë përballja e 28 mes dy motrave Williams. Bilanci i 27 ndeshjeve të para flet për Serenën që ka 16 fitore kundrejt 11 të Venusit.

Artikulli paraprakZyrtare: Guedes prezantohet te Paris SG
Artikulli tjetërSuning do të thyej rekordin botëror gjatë verës, Inter i madh po vjen