E pabesueshme, por e vërtetë! Novak Gjokovic është eliminuar që në xhiron e dytë nga tenisti nr117 në botë nga Uzbekistani Denis Istomin pas pesë seteve të luajtura 7:6, 5:7, 2:6, 7:6, 6:4.

Në fakt, dikur tenisti i 33. i cili ka rënë shumë në dy vitet e fundit ka shfrytëzuar në maksimum fushën më të shpejtë tashmë në Australian Open, pas ii ka konvenuar më tepër te serbit.

Që në (game) e parë u vërejt se Gjokovic do të ketë telashe me këtë kundërshtar pasi Istomin i lëshoi gjashtë break-topa, por me kalimin e kohës ai e dëshmoi se nuk ka marr pjesë në këtë turne vetëm për të qenë pjesmarrës.

E fitoi setin e parë, i humbi dy të tjetër dhe në një moment u krijua përshtypja se gjërat po shkojnë sipas planifikimit për Gjokovic, mirëpo sërish pas tie-break e fitoi setin e katërt për ta barazuar rezultatin, kurse në setin e fundit ia doli të realizojë senzacionin e këtij fillim viti.

Kjo është hera e parë që Gjokovic pëson disfatë në një Grand Slam të madh nga një tenistë i ranguar më poshtë se pozita e 100.

 

 

 

Artikulli paraprakDepay u bë me skuadër të re
Artikulli tjetërÇfarë dueli, Durant e mposhti Westbrook i cili realizoi triple-double