Australia duhet të gjejë një trajner të ri për Botërorin e Rusisë. Një javë pas fitores me Hondurasin në “play-off”, që i dhuroi Australisë kualifikimin, trajneri Ange Postecoglou ka dhënë dorëheqjen.

“Ishte një vendim shumë i vështirë, – thotë trajneri që drejtonte prej 4 vitesh këtë skuadër. – Ishte privilegj të drejtoja kombëtaren e vendit tim. Kam dhënë gjithçka në këtë periudhë për futbollin australian. Mendoj se është momenti i duhur për t’ia kaluar stafetën dikujt tjetër, që ka energjitë e nevojshme. Falënderoj federatën, lojtarët dhe tiofozët”.

Nën drejtimin e Postecoglu, trajnerit të parë australian që i çon “kangurët” në finalet e një Botërori, kjo kombëtare ka fituar edhe Kupën e Azisë në vitin 2015.

Artikulli paraprak“Janë ekip i dobët”, Argjentina anulon miqësoren me Italinë
Artikulli tjetërKëtë golavarazh të dy skuadrave kosovare, nuk e kanë as skuadrat më të mëdha evropiane….