E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang është gjithnjë e më shumë te Real Madridi. Kështu së paku shkruhet në Gjermani pasi edhe drejtori i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke, e ka hapur mundësinë e bisedimeve në mes dy klubeve.

“ Nëse Reali vjen për bisedime, në do të ulemi në tavolinë, mirëpo duhet të pranojmë se nuk do të jetë lehtë që ta shesim pasi ka kontratë deri në vitin 2020. Nuk jemi në presion nga Reali, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë shpejtë” ka thënë Watzke.

Kjo do të thotë se ëndrra e sulmuesit mund t’i realizohet, që një ditë të luajë për Real Madridin.

Artikulli paraprakWilliams tërhiqet nga WTA Tour Finals
Artikulli tjetërMilan dhe Barça në garë për Yerri Mina