Pierre Emeric Aubameyang, gjatë një bisede me tifozët në Instagram, është shprehur se dëshiron të shkojë te Milan, por klubi italian nuk po bën asgjë për ta marrë. Sulmuesi i Borussia Dortmund dëshiron prej kohësh të kthehet te kuqezinjtë, ku ka luajtur për një periudhë të shkurtër me të rinjtë, por klubi gjerman ka kërkesa shumë të larta, që tani shkojnë në mbi 100 milionë euro.

I pyetur nga një tifoz për mundësinë e transferimit në Itali, Aubameyeang përgjigjet: “Unë dua Milanin, por ata po flenë. Çfarë duhet të bëj?”.

Artikulli paraprakMilan nxiton për Kalinic, vendimtare java e ardhshme
Artikulli tjetërJuve-Lazio sfidohen në Superkupën e Italisë, Strakosha titullar