Pierre-Emerick Aubameyang , BVB 17 Torschuss, schiesst das Tor zum 1-0 BORUSSIA DORTMUND - SC FREIBURG Fussball 1. Bundesliga , Dortmund, am 23.09.2016, 05.Spieltag, Saison 2016/2017, 1.Liga, 1.Bundesliga,BVB Pierre Emerick Aubameyang Borussia 17 Torschuß shoots the goal to 1 0 Borussia Dortmund SC Freiburg Football 1 Bundesliga Dortmund at 23 09 2016 05 Matchday Season 2016 2017 1 League 1 Bundesliga Borussia

Futbollisti afrikan i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang tregon se është i lumtur të paktën tani për tani te klubi gjerman, por shton se klubi i tij nuk është ende në nivelin e klubeve si Reali i Madridit, Barcelona apo Bayern Munchen.

Së fundmi janë të shumta zërat që flasin për një largim të mundshëm të 27-vjeçarit nga Borusia, me klubet kineze të cilat janë të gatshme të ofrojnë shuma marramendëse për të, por Aubameyang përjashton kalimin në lindjen e largët, duke ua hapur derën top klubeve në kontinent.

“Tani për tani do dëshiroja të qëndroja në Dortmund, mendoj se s’duhet të flasim më për Realin, sepse jam i lumtur këtu. Sigurisht që do ishte ndryshe dhe më mirë për mua në Spanjë, sepse klubet aty janë të një niveli më të lartë se bashku me Bajernin, por une shpresoj të fitoj tituj me Borusian”, tha Pierre-Emerick Aubameyang për “RMC”.

Artikulli paraprakNuk gabojnë kryeqytetasit, por as Napoli
Artikulli tjetërOferta nga Kina? Icardi konfirmon se një ditë mund…?