Chelsea zhvilloi bisedime me gjigantët e La Ligas gjatë fundjavës dhe janë të përgatitur të bëjnë një ofertë këtë javë për Pierre-Emerick Aubameyang, por për shumë më pak.

Objektivi i Barcelonës, Marcos Alonso është diskutuar si pjesë e negociatave për të shkuar në drejtimin e kundërt, dhe ulur çmimin për Aubameyang. Ish-ylli i Arsenalit ka shënuar 11 gola në 13 ndeshje që nga bashkimi me gjigantët katalanas në janar, por tani ka rënë në rendin e dytë pas  blerjes prej 50 milionë euro të polakut  Robert Lewandowski, përcjell Korneri.net

Barcelona ka qenë shpenzuesi më i madh i verës në Evropë, pavarësisht se klubi po kalon një krizë të ashpër financiare dhe mbi 1 miliard euro borxhe. Skuadra spanjolle ka arritur të regjistrojë shumicën e nënshkrimeve të reja, por ende nuk ka mundur të regjistrojë mbrojtësin Jules Kounde, i cili u bashkua nga Sevilla në fillim të kësaj vere për shkak të çështjeve të vazhdueshme me para.

Një mënyrë për të mbledhur fondet është duke shitur anëtarët aktualë të skuadrës, me Aubameyang një nga favoritët së bashku me Frenkie de Jong dhe Memphis Depay për t’u larguar nga Spanja këtë verë, pavarësisht mbërritjes në Barcelonë vetëm në janar. Blutë po ndjekin Aubameyang për të ndihmuar boshllëkun e mbetur në sulm me Romelu Lukaku që i ribashkohet Interit në formë huazimi dhe Timo Werner që  kthehet në RB Leipzig për 25 milionë funte. /Korneri.net

Artikulli paraprakDepay dhe Paredes në Juventus
Artikulli tjetërLëndimi i Angel Di Maria e bën Juventusin të dridhet: “Rivlerësohet për 10 ditë”