Andy Murray dhe Kei Nishikori janë kualifikuar për në gjysmëfinale të ATP Tour finals. Tenisti britanik fitoi edhe ndeshjen e fundit në grupin ‘John McEnroe’ ndaj Stanislav Wawrinka me rezultatin 2-0. Ishte një përballje ku tenisti më i mirë botëror pa asnjë problem e përmbylli duelin me fitore pas rezultatin në sete  6-4, 6-2.

Kjo fitore e Murray ndaj Wawrinka ndihmoi jashtë mase edhe Kei Nishikori që arriti të sigurojë vendin në mesin më të mirëve të turneut të fundvitit, edhe pse e humbi ndeshjen e fundit në grup ndaj Marin Cilic që ishte i eliminuar. Tenisti kroat e mbylli ndeshjen me japonezin me rezultatin 2-1.

Në gjysmëfinale, Murray do të luajë kundër Milos Raonic, ndërsa Nishikori do të përballet kundër Novak Djokovic.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Prishtina-Besa
Artikulli tjetërSpanja me sytë nga derbi i Madridit