Turneu i Acapulcos shënon surprizën më të madhe. Novak Djokovic i dha lamutimirën këtij aktiviteti dhe ai që e eliminoi numrin 2 të botës ishte Nick Kyrgios, që e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-0 me sete, 7-6;7-5.

Tenisti australian ishte në ditën e tij më të mirë, sidomos përsa i përket shërbimit duke shënuar 25 ace në këtë sfidë për të mos i lënë asnjë mundësi Djokovic të vendosë diktatin  e tij.

Setin e parë, Kyrgios e fitoi me tiebreak, ndërkohë që në të dytin arriti të fitopjë të vetmin game të ndeshjes me shërbimet e Djokiovic për ta mbyllur atë 7-5.

Në gjysmëfinale Kyrgios do të përballet me amerikanin Sam Querrey që mposhti Dominic Thiem 2-0.

Shumë më të lehtë e pati Rafael nadal për të qenë mes 4 më të mirëve të Turneut të Acapulcos. Tenisti spanjoll eliminoi në çerekfinale japonezin Nishioka duke e fituar ndeshjen me të 2-0.

Seti i parë ishte i rivalizuar dhe Nadal e fitoi atë me tiebreak 7-6. Në setin e dytë 30 vjecari u pa më superior ndaj kundërshtarit të tij, duke  e mbyllur këtë fraksion 6-3.

Kundërshtari i Nadal në gjysmëfinale do të jetë Marin Cilic, i cili nuk e zhvilloi sfidën e tij me steve Johnson me amerikanin që u tërhoq për arsyë dëmtimi.

/ Top Channel

Artikulli paraprakTronditen “Kuqezinjët”: Ndaj Italisë luajmë pa pikën më të fortë në mbrojtjen tonë?
Artikulli tjetërZyrtare: Dështon marrëveshja, shtyhet shitja e Milanit te kinezët