Rio 2016 sanksionon dominim e Xhamajkës në garat e sprintit. Në finalen e 100 metrave për femra, triumfoi Elaine Thompson me 10 sekonda e 71 të qindat, duke zbritur nga froni i olimpiadës pikërisht bashkombasen e saj Shelly-Ann Fraser-Price. Medeljen e argjendtë e fitoi sprinterja amerikane Torie Bowie me 10 sekonda e 83 të qindat ndërsa në shkallën me të ulët të podiumit për medaljen e brozntë u ngjit Shelly Ann Frazer-Price me 10 sekonda e 86 të qindat, e cila për pak e humbi vendin e tretë falë paraqitjes së jashtëzakonshme në atletes nga Bregu u Fildishtë në To Lou, që nuk u ngjit në podium për të qindat e sekondës.

Konfirmohet kampion olimpik në garën e 10 000 metrave për mëshkuj Mo Farah. Atleti britanik ashtu sikurse katër vite më parë në Londër, fitoi medaljen e artë me kohën 27 minuta, 5 sekonda e 17 të qindat, edhe pse gjatë garës pati një rrëzim, por që nuk e pengoi të ngjitej në shkallën më të lartë të podiumit. Mo Farah arriti të mposhtte për 47 të qindat kenianin Paul Kipngetich Tanui, ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi etiopiani Tamirat Tola.

 

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here