Atleti do të luajë ndaj RB Leipzig në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të enjten në Lisbonë.

Atletico Madrid ka konfirmuar dy raste pozitive me koronavirus nga testimi i bërë të shtunën.

Të dy personat që janë  testuar pozitiv janë  izoluar menjëherë në shtëpi, por askush nuk e ka përmendur se për cilët lojtarë apo zyrtarë të klubit bëhet fjalë, përcjell Korneri.net

Është normale që klubet nuk e bëjnë të njohur emrat e të infektuarve për ta mbajtur sekret dhe ruajtur privatësinë e personalit në fjalë. Gjithsesi, ky nuk është lajm aspak i mirë për madrilienët, sidomos nëse fjala është për lojtarë të rëndësishëm.

Klubi rojiblanco ka bërë një deklaratë ku informon se nesër (e hëne) ata do të përsërisin testet në ekspeditë, pasi janë 93 persona. /Korneri.net

Artikulli paraprakUp In Arms About 123 help me?
Artikulli tjetërThe Do’s and Do nots Of Dominican Girl