Atletico ka fituar derbin e qytetit kundër Realit me rezultatin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”.

Goli i Carrasco-s nga penalltia i mjaftoi skuadrës së Simeones për suksesin në këtë ndeshje, që lojtari më i mirë ishte portieri Jan Oblak, pasi bëri katër pritje të jashtëzakonshme.

Trajneri i Rralit, Carlo Ancelotti  startoi me një formacion të përgjysmuar, pasi nuk i inkuadroi shumë titullarë, sepse po i ruan për finalen e Champions League, shkruan Korneri.net

Me këtë fitore Atletico konsolidon vendin e katërt në renditje, një hap tjetër ky për një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here