Atleti shqiptar Izmir Smajlaj mori sot në mbrëmje medaljen e artë në Kampionatin Europian të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, në garën e kërcimit së gjati.

Një medalje historike, e para e artë për atletikën shqiptare në një aktivitet të tillë.

Shkodrani kërceu 8.08 metra, që është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disiplinë, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon.

Një medalje e artë që erdhi pak ditë pas triumfit në Kampionatin Ballkanik, ku Smajlaj mori sërish të artën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here