Repriza e gjysmëfinales së edicionit të kaluar ndërmjet Atl.Madrid dhe Bayern Munchen, dhe sërish me triumfues skuadrën spanjolle. Një gol i shënuar nga Yannick Ferreira-Carrasco dhe një penallti e huqur nga Antoine Griezmann, ishin momentet më interesante të ndeshjes edhe pse mos të harrojmë loja ishte shumë e fortë taktikisht dhe nervish, por që në fund madrilienët edhe njëherë fitojnë. Diego Simeone edhe njëherë tjetër del triumfues ndaj Carlo Acelottit.

 

Në Rostov skuadra vendase dhe ajo holandeze PSV Eindhoven luajtën baraz 2-2, edhe pse mysafirët mund të vajtojnë pasi huqën penalltinë për fitore. Davy Proepper dhe Luuk de Jong shënuan golat për holandezët ndërsa Andres Guardado huqi penalltinë e dytë sivjet.

Artikulli paraprakBarcelona e riktheu rezultatin, Man City barazoi te Celtic
Artikulli tjetërÇmimet zyrtare të biletave Kosovë-Kroaci, dhe vendet ku mund t’i bleni