Sonte në mbrëmje do të përcaktohet finalisti i dytë i Champions League që do të shoqërojë Juventusin në finalen e madhe të Cardiff-it.

Edhe pse gjysmëfinalja e parë është fituar 3-0 nga Real Madridi në “Bernabeu”, skuadra e Diego Simeones beson në një përmbysje të çmendur në “Vincete Calderon”, stadium ku do të luhet për herë të fundit.

Atletico beson se do të marrë hakë për humbjen në finalen e Championsit, ndërkohë që kundër ka faktin se asnjëherë nuk është përmbysur një gjysmëfinale kur është humbur 3-0 në sfidën e parë.
Sa i përket formacioneve, Zidane do të ketë vetëm mungesën e Carvajal, i cili do të zëvendësohet nga Danilo.

Artikulli paraprakZbulohet lista e 6 kërkesave bombastike të Real Madrid
Artikulli tjetërPrishtina afër shpalljes nënkampion i Kosovës