Fitore e çmendur në frymën e fundit për Atleticon e Madridit që mposhti 1-2 me përmbysje Espanyolin e Keidi Bares në një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë.

Goli i Raul De Tomas në minutën e 40-të krijoi iluzionin e katalanasit e vegjël do të merrnin një rezultat pozitiv në këtë sfidë, por në pjesën e dytë pasi iu anulua një gol i Luis Suarez, Atletico arriti të gjente dy herë rrugën e rrjetës me Carrascon në minutën e 79-të dhe Lemar në të 97-ën.

Keidi Bare hyri në fushë në minutën e 58-të duke bërë një paraqitje të pranueshme. Me këtë fitore Los Colchoneros u ngjitën në vendin e dytë të La Ligas me 10 pikë, po aq sa edhe Valencia kryesyese që ka goleavarazh më të mirë, pasi në transfertën ndaj Osasunas triumfoi me shifrat 1-4.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here