Edhe në mungesë të lojtarit kryesor Antoine Griezmann, Atl.Madrid fitoi bindshëm në xhiron e dytë.
Atletico e Madridit regjistroi fitoren e parë në kampionat pas triumit te Las Palmas 1-5, në takimin e zhvilluar në stadiumin Gran Canaria, ku Los Colchoneros shpërhtyen me dy gola të shpejta brenda 5 minutave lojë. Fillimisht shënoi Correa pas një aksioni model të skuadrës së Simeones, kurse
vetëm dy minuta më vonë Carrasco vallëzoi në zonë për të shënuar golin e dytë i cili demoralizoi vendasit, shkruan Korneri.net.
Calleri hapi ndeshjen në minutën e 58, pas një goditje të bukur me kokë. Vetëm 4 minuta zgjati gëzimi i Las Palmasv, sepse Kokë i realizoi për 1-3. Praktikisht Atletico e mbylli ndeshjen me golin e dytë personal të Koke 15 minuta para fundit të kohës së rregullt. Vieria i Las Palmas humbi penalltinë dhe menjher m pas Thomas e vulost rezultatin në 1:5. /Korneri.net