Alexis Sanchez vazhdon të jetë temë në Angli, pasi sulmuesi kilean nuk po e vazhdon kontratën për shkak se kërkon pagë më të lartë të cilën Arsenali nuk po ia ofron. Sanchez i cili ka shënuar 17 gola këtë stinor, ka refuzuar 190 mijë euro në javë nga klubi ku luan, ndërsa sipas lajmeve të fundit Atl.Madrid po i ofron lojtarit hiq më pak se 257 mijë euro në javë, ofertë kjo që po i pëlqen atij, shkruajnë mediat britanike.

Por jo vetëm kaq, Atletico Madrid ka vënë në shënjestrën e tij edhe emra të tjerë. Mediat gjermane së fundmi kanë shkruar se “Los Colchoneros” i janë vënë pas vëllaut të ri të Eden Hazard, Thorgen, që luan te Borussia Monchengladbach dhe që këtë sezon konsiderohet si një prej mesfushorëve më cilësor .

Artikulli paraprakZyrtare: “Final – four” i Kupës së Kosovës do të zhvillohet në Mitrovicë
Artikulli tjetërZyrtare: Barcelona përforcon repartin defanziv