Miqësorja me Atletico Madrid rezultoi në një ndeshje “ndëshkimi” për Juventusin që u mund në shtëpi, në qendrën stërvitore, me rezultatin 0-4.

Kjo përballje u zhbllokua që në minutat e para, me Alvaro Morata-n që dënoi is-skuadrën e tij.

Sulmuesi spanjoll shënoi golin e parë në minutën e 10′, më pas në minutën e 43′ kurse të tretin në minutën e 62’.

Ishte Cunha ai që vulosi rezultatin e kësaj miqësoreje, duke bërë “poker” në minutën e 90+1’.

Morata ishte sezonin e shkuar pjesë e Juventus në formë huazimi dhe luajti rol kryesor për skuadrën e trajnerit Allegri, megjithatë italianët nuk ishin të gatshëm të paguanin shifrën e kërkuar nga Atletico Madrid për të blerë kartonin e 29-vjeçarit.

Ndonëse bisedimet mes palëve vazhdojnë ende fati i sulmuesit është në udhëkryq, kjo sepse pas rikthimit në Madrid, trajneri Diego Simeone ka shfaqur pëlqim të madh për punën e Moratës.

Artikulli paraprakHaaland shpërthen në start, Man.City e nis perfekt
Artikulli tjetërDrenica sot e ka ditën vendimtare për të ardhmën e klubit