Nuk ka fitues në Camp Nou në kryendeshjen e javës së pestë në La Liga. Barcelona dhe Atl.Madrid i ndanë pikët në ndeshjen e dominuar nga blaugranët, por si zakonisht të mposhtet skuadra e Diego Simeones është shumë vështirë, gati e pamundur.

Messi i cili në minutën e 58 u largua shkaku i lëndimit, pastaj Suarez dhe Neymar ishin jashtëzakonisht mirë të mbuluar dhe nuk kishin raste për shënim, ndoshta nga temtimet prej 20 e me larg, kurse mysafirët si zakonisht rrezikonin me kundërsulme.

Goli i parë erdhi nga Ivan Rakitic i cili me kokë shënoi pas asistimit të Andres Iniestas, kurse madrilienët barazuan me dy super-zëvendësuesit Torres dhe Correa të cilët pas vetëm 30 sekondash pasi u ikuadruan në lojë bashkëvepruan dhe shënuan për rezultatin final 1-1.

Në këtë mënyrë Barcelona nuk e shfrytëzoi barazimin me rezultat të njëjtë të Real Madridit me Villarealit, andaj mbretërit mbeten lider me 13 pikë, tri më shumë se Barcelona dhe katër më shumë se Atl.Madrid.

Artikulli paraprakFitojnë favoritët përveç Napolit
Artikulli tjetërIsmet Munishi i drejtohet ashpër drejtuesve të FC Prishtina [FOTO]