Një super ndeshje u pa në finalen e Superkupës së Spanjës.

Skuadra më e vjetër në Spanjë, Atletic Bilbao, e mposhti edhe Barcelonën me rezultat 2-3 pas vazhdimeve, dhe me plot meritë për herë të tretë në histori të klubit, e fitoi këtë trofe të çmuar dhe të dytin në gjashtë vitet e fundit, shkruan Korneri.net

Fitorja ndaj Real Madridit në gjysmëfinale, nuk ka qenë e rastësishme për baskët, të cilët ishin shumë të mirë edhe ndaj Barcelonës, edhe pse duhet pranuar se pak edhe me fat, për shkak se goli i barazimit që dërgoi skuadrat në vazhdime u shënua në minutën e 90-të.

Barcelona dy herë shënoi përmes francezit Antoine Griezmann, por barazuan Oscar de Marcos dhe Asier Villalibre. Ndërsa, golin e tretë dhe të fitores për Bilbaon e shënoi Inaki Williams, që konsiderohet një prej golave më të bukur sivjet në Spanjë.

Natën e zezë për Barcelonën e mbylli Lionel Messi që në minutën e 119, u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi e qëlloi grusht kundërshtarin e tij, duke e kënë fushën me pikëllim të madh dhe të dyfishtë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here