Tifozët e Romës dhe Milanit kishin shpresuar në ndaljen e Juventusit nga Atalanta, por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi kampioni dhe lideri aktual në Serie A fitoi pa kurfarë problemi me rezultat 3:1.

Golat e fitores rutinë nga Juventus u shënuan nga Alex Sandr, Rugani dhe Mandzukic, kurse të vetmin gol për Atalantan, e cila u paraqit pa Etrit Berishën, e shënoi Freuler.

Pas kësaj fitoreje Juventus është lider bindës me 36 pikë, 7 më shume se Roma dhe Milan që ndajnë pozitën e dytë së bashku me nga 29, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakKjo është nofka e Antonio Conte te Chelsea, pas 7 fitoreve radhazi [FOTO]
Artikulli tjetërAtletico Madrid nuk e shfrytëzoi barazimin e kryesuësve