Nga njëra anë paraqitjet fantastike brenda kuadratit, që po e çojnë Atalantën në kupat europiane, dhe nga ana tjetër çmimi i lartë që kërkon skuadra zotëruese e kartonit, që është pengesë serioze në negociata.

Drejtuesit e Atalantës duket se janë të dyzuar për të blerë përfundimisht portierin e kombëtares shqiptare të futbollit, që është huazuar në Bergamo, por pas një muaji përfundon akordin. Sipas marrëveshjes, ai duhet të rikthehet në kryeqytet.

Etrit Berisha ka bërë një sezon shumë të mirë me Atalantën, ndërkohë që me mbylljen e sezonit do të duhet të gjejë sërish gjuhën e përbashkët me bardhekaltrit, së bashku me agjentin e tij. Lazio kërkon ta shesë për 7.5 milionë euro, shifër që vlerësohet si e lartë nga Atalanta, e në këtë pikë presidenti Lotito ka toleruar diçka në aspektin financiar.

Por Atalanta po mendon të mbajë përfundimisht Pierluigi Gollini, të cilën e ka huazuar nga Aston Villa. 22-vjeçari, zor se do të kthehet në Angli dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për portierin të luajë sezonin e ardhshëm.

Në fushë, Lazio dhe Atalanta luftojnë për Europën, por jashtë stadiumeve janë në tavolinën e tratativave në disa çështje. Romanët synojnë gjithashtu Petagna e Gomez, e për blerjen e tyre, në negociata mund të ofrohet edhe Berisha si shkëmbim.

/ Top Channel

Artikulli paraprakMediat spanjolle: Ronaldo mbrëm ka kryer teste, sepse dyshohet për….
Artikulli tjetërIcardi kthehet në përfaqësuesen e Argjentinës