Udinese me paraqitje të shkëlqyeshme në shtëpi arriti të ndal Atalantan që po lufton për një vend në Evropë. Edhe pse mysafirët kaluan në epërsi me golin e Bryan Cristante me kokë në fund të pjesës së parë, friulianët luajtën shumë më mirë në vazhdim dhe me plotë meritë barazuan rezultatin me kroatin në top-formë Stipe Perica.
Udineses nuk i duhej asgjë kjo pikë, por i bëri nder në njëfarë mënyre Milanos dhe Interit të cilët nëse fitojnë këtë xhiro kanë gjasa t’i afrohen edhe më shumë skuadrës ku luan Etrit Berisha. /Korneri.net

Artikulli paraprakPAOK-AEK, dhunë në finalen e Kupës. Mbi 70 të lënduar
Artikulli tjetërNë Spanjë thuhet se Keita shkon te Sevilla, Juventusi ofron kroatin si shkëmbim