Atalanta me plotë meritë mposhti edhe Romën në kuadër të kësaj xhiroje në Serie A, dhe për skuadrën fenomenale nga Bergamo, ishte kjo fitorja e pestë me radhë, për herë të parë në histori të klubit. Roma luajti pak më mirë në pjesën e parë dhe ia doli të shënonte nga penalltia përmes Diego Perrotti, por jo vetëm kaq pasi romakët patëne dhe dy mundësi idale.

Por, pjesa e dytë këndohej ndryshe. Ishin vendasit që kanë mundur ta fitojnë edhe bindshëm me rastet që patën, por mjaftoi fillimisht goli i barazimit nga Mattia Caldara, kurse Mattia Caldara nga penalltia ia mundësoi Atalntas fitoren e madhe dhe pozitën e pestë me 25 pikë, vetëm 8 pikë më pak se lideri Juventus.

Lazio poashtu gjendet lartë në tabelë me 25 pikë pas fitores bindëse ndaj Genoas 3:1.Braziliani Felipe Anderson e kaloi Lazion në epërsi, për ta barazuar rezultatin  Lucas Ariel Ocampos. Mirëpo, vendasit ishin larg më të mirë dhe pritej reagimi i shpejtë. Lucac Biglia dhe Wallace shënuan golat tjerë për fitoren e rëndësishme.

lazio-genoa

Fiorentina e deklasoi rivalin rajonal Empolin në derbin toskan. Ishin Federico Bernardeschi dhe Josip Ilicic vendimtarët në këtë triumf të madh pasi të dy shënuan nga dy herë në fitoren bindëse 0:4. Empoli mbetet njëra ndër skuadrat më të rrezikuara në Serie A.

Spektakli në Ferraris përfundoi me fitoren 3:2 të Sampdorias ndaj Sassuolos. Ishin mysafirët që kishin epërsinë prej 0:2 deri në 4 minutat e fundit, por Luis Muriel me dy gola dhe Fabio Quagliarela e kallën stadiumin në këtë fitore triller dhe të madhe. Këtë xhiro fitoi edhe Torino 0:2 te Crotone me dy golat e supersulmuesit Belotti, kurse Blerim Xhemajli shënoi njërin nga tre golat e Bolognas në fitoren 3:1 ndaj Palermos.

Artikulli paraprakDrita më fund fitoi (Gilberto) hero, ia bëri sefte edhe Trepça
Artikulli tjetërMilan – Inter: Skemat e Montellas dhe Piolit premtojnë spektakël