Atalanta rezistoi për 86 minuta ndaj Real Madridit, madje për rreth 80 minuta luajti me një lojtar më pak, por në fund u thye, duke humbur minimalisht ndaj ekipit rekordmen në Champions.

Që bergamaskët ishin në një betejë të pabarabartë (për nga cilësia dhe historia) ndaj “Los Blancos” kjo ishte e qartë, por që skuadra e Gasperinit do të luante nga minuta e 17-të (Freuler me karton të kuq) në inferioritet numerik dhe madje do të ishte pranë barazimit askush nuk do ta kishte besuar. Reali, gjithsesi shënoi me Mendy një gol që i jep qetësinë për ndeshjen e kthimit.

Shumë pranë kualifikimit në çerekfinale edhe Manchester City, që fitoi 2-0 në fushën e Borussia Moenchengladbachut me gola të Bernardo Silvas dhe Gabriel Jesusit. Skuadra e Pep Guardiolës vijoi me ecurinë e pabesueshme të rezultateve, teksa regjistroi fitoren e 19-të radhazi në të gjitha garat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here