Atalanta bind me rezultatin 2-0 ndaj Genoas, duke u rikthyer te suksesi në kampionat, ndryshe nga skuadra e Gilardinos numëron ndeshjen e tretë pa fitore.
Ndeshja e vlefshme për javën e nëntë të Serie A rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura. Deri në minutën e 68’ takimi vazhdoi me barazimin 0-0 dhe ishte pikërisht ajo minutë, kur Lookman gjeti rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar përballje e luftuar shumë.

Të dyja skuadrat vazhduan sulmet deri në përfundim të këtij takimi dhe sërish ishte Atalanta që shënoi edhe njëherë, me Ederson që vulosi triumfin e vendasve në minutën e 90+5′.