Dikujt mund t’i duket befasi, edhe nëse Atalanta do të shkonte tutje, por do ishte gabim i madh.
Atalanta me mënyrën se si po luan futboll, do të mund ta kishte mposhtur çdo kundërshtarë, ishte afër ta eliminonte edhe PSG, pasi këtë sistem të lojës që po e aplikon trajneri Gian Piero Gasperini është për tu analizuar me vëmendje maksimale nga ekspertët e futbollit, shkruan Korneri.net
Paris SG në dy minutat e fundit dhe brenda kohës shtesë, shënoi dy herë për të depërtuar në gjysmëfinale me golat që i shënuan Maruqinhos dhe Chupo Moting, të cilët bënë të pavlefshëm golin e Mario Pasalic në pjesën e parë. Inkuadrimi në lojë i Kylian Mbappe, ndryshoi lojën dhe historinë e ndeshjes, por një gjë duhet ta kemi të gjithë të qartë, paraja e madhe e klubit dhe çmimi i lojtarit në futboll, nuk përkojnë me realitetin në fushën e lojës dhe e ka gabim nëse e vlerëson kështu këtë lojë magjike, dhe këtë e tregoi Atalanta, një super skuadër që nuk pati fat dhe eliminohet nga një skuadër që ka shpenzuar mbi 1 miliard euro për pak vite, kurse klubi italian 50 fishë më pak dhe ishte afër historisë. /Korneri.net