As Juventusi nuk ka fituar me lehtë dhe më bindshëm se Atalanta në San Siro.

Të gjithë e dinë se Atalanta ka njhë super skuadër, por të fitojë 0-3 ndaj Milanit, pak kush e ka pritur, mirëpo se rossonerët iu qasën ndeshjes, ishte e qartë se fitorja do të shkoj në Bergamo, shkruan Korneri.net

Të pandalshëm ishin Ilicic dhe Zapata, të cilët e bënë “kahre” mbrojtjen e Milanit që nuk kishte zgjedhje, ndërsa Cristian Romero e nisi serinë e golave, për ta dyfishuar atë Ilicic nga penalltia.

Golin e tretë e shënoi Zapata për t’i dhënë goditjen e rëndë skuadrës së Piolit, që shpallet kampion vjeshtor me 43 pikë, dy më shumë se Interi, që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Udineses.

Nuk ishte Interi i vërtetë, pasi është shumë steril dhe me pak raste, për të mos thënë asnjë të mirë, me vendasit që u mbrojtën mirë, dhe morën një pikë të artë për mbijetesë.

Inter mbetet nënkampion vjeshtor, dhe ndeshjen e ardhshme e luan në shtëpi ndaj Beneventos, por pa trajnerin Conte që u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Maresca. /Korneri.net  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here