Bombat në ditën e ndeshjes, lëndimi i Marc Bartra dhe frika më e madhe se çfarë do të ndodh më vonë, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë te futboillistët e Borussia Dortmund para ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Monacos.

Pasi ndeshja ishte shtyrë për më pak se 24 orë, futbollistët e Dortmundit nuk deshtën të luajnë fare pasi sipas tyre është dashur që kjo ndeshje të shtyhet për një javë së paku, mirëpo përgjigja nga UEFA ishte e prerë.

“Ne nuk donim të luanim sepse ishte kohë shumë e shkurtër pas ngjarjeve që na ndodhën. Natyrisht, në duhet të luanim, porn a duhej pak më shumë kohë në mënyrë që të ishim më garues dhe më të denjë, mirëpo askush nga Zvicra nga selia e UEFA-së, nuk ka kthyer asnjë përgjigje që ne dëshironim, mirëpo thjeshtë që të luanim dhe pikë. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Nuk dëshiruam të mos luajmë fare, por së paku ta shtyhej ndeshja”, kanë thënë futbollistët e Dortmundit të cilët humbën 2:3 të mërkurën dhe tash me shumë telashe do të shkojnë në ndeshjen e kthimit.

Artikulli paraprakRonaldo thjeshtë fenomen, 100 herë në Evropë
Artikulli tjetërAsnjë gjuajtje në portë, por Leicester do të nënshkruante këtë rezultat edhe para fillimit