Aston Villa ndez garën për kreun e Premier League-s. Skuada nga Birminghami, pasi mposhti në mesjavë kampionët e në fuqi të Manchester City-t, e përsëriti suksesin edhe ndaj “Topçinjve”, me rezultat minimal 1-0, duke regjistruar fitoren e 15-të radhazi në “Villa Park”.

Tri pikë me shumë vlerë për vendësit, që shkojnë në kuotën e 35 pikëve, dy më pak se Liverpooli e një më pak se Arsenali.

Një ndeshje me shumë emocione, e mbyllur me një rast tepër të diskutueshëm, të zgjidhur nga sistemi VAR.

Në kohën shteësë, Aston Villa po kryesonte me golin e McGinn, të shënuar që në fillim të takimit, kur Havertz e shtyu topin në rrjetë, por sistemi VAR dalloi një prekje të lehtë më dorë nga gjermani, mjaftueshëm për ta anuluar.

Arsenali në vështirësi në “Villa Park” të Birminghamit. Në minutën e shtatë të ndeshjes kundër Aston Villas, “Topçinjtë” u ndëshkuan nga McGing, pas një aksioni perfekt të vendësve, 1-0.

Artikulli paraprakAtalanta mposhti Milanin, skuadrën më të pafat dhe më të shënjestruar nga gjyqtarët në Itali
Artikulli tjetërÇfarë ndeshje e çmendur në Signal Iduna Park