Nëse marrim parasysh ndeshjet që i ka zhvilluar deri më tani Manchester United në të gjitha garat nën drejtimin e Jose Mourinhos, pa asnjë dyshim kjo kundër Chelsea nuk ka qenë asnjëherë më e mirë dhe më bindëse.
Si me lojë ashtu edhe me rezultat, Man.United ka shkel liderin në Premeier League duke e mposhtur 2:0, dhe po afrohet edhe më shumë drejtë pozitës së katërt.

Ishte kjo ndeshja e 150 jubilare në mes skuadrave dhe e 50-ta, në histori të Premier League, njëherësh fitorja e parë e Mourinhos ndaj Chelsea prej se është në krye të “djajëve të kuq”.
Marcus Rahford dhe Ander Herrera ishin golashënuesit e Man.United që tashmë e kanë vënë në siklet Chelsea që ka vetëm 4 pikë më shumë se skuadra e vetme që po e ndjek për titull Tottenham.

Artikulli paraprakVerratti pasuesi i Alonsos te B. Munich
Artikulli tjetërÇudi kineze: Skuadra luan me 12 lojtarë!